Përkujdesi për pajisjen tuaj
Pajisja juaj është një produkt i projektuar me mjeshtëri të
lartë dhe duhet të trajtohet me kujdes. Këshillat e
mëposhtme do t’ju ndihmojnë të mbroni të drejtën e
garancisë.
Përkujdesi për pajisjen tuaj 11
•
Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të
gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të mbajnë
minerale që gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se
pajisja juaj laget, hiqeni baterinë dhe mos e vini në
vendin e vet derisa pajisja të thahet plotësisht.
•
Mos e ruani ose përdorni pajisjen në vende të ndotura
dhe me pluhur. Pjesët e saj të lëvizshme dhe
komponentët elektronikë mund të dëmtohen.
•
Mos e mbani pajisjen në një temperaturë të lartë ose të
ftohtë. Temperaturat e larta mund të shkurtojnë
jetëgjatësinë e pajisjeve elektronike, të dëmtojnë
bateritë si dhe të shtrembërojnë ose të shkrijnë disa
pjesë plastike. Kur pajisja kthehet nga një temperaturë
e ftohtë në temperaturën e saj normale, brenda saj
mund të krijohet lagështi e cila dëmton panelet e
qarqeve elektronike.
•
Mos u përpiqni ta hapni pajisjen ndryshe nga
ç’udhëzohet në këtë udhëzues.
•
Mos e shkundni, hidhni, ose goditni pajisjen. Përdorimi
me forcë mund të thyejë panelet e qarqeve të
brendshme dhe mekanizmat e imët.
•
Mos përdorni për të pastruar pajisjen, lëndë kimike të
përqendruara, tretësira pastruese ose detergjentë të
fortë. Për pastrimin e sipërfaqes së pajisjes, përdorni
vetëm një leckë të butë, të thatë dhe të pastër.
•
Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të bllokojë
pjesët e lëvizshme dhe të pengojë funksionimin e
duhur.
•
Përdorni vetëm antenën që keni blerë ose ndonjë tjetër
që është e miratuar si pjesë këmbimi. Antenat e
paautorizuara, modifikimet ose bashkëngjitjet, mund
ta dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për
rregullimin e radioaparateve.
•
Ngarkuesit përdorini në ambiente të mbyllura.
•
Bëni kopje rezervë të të gjitha të dhënave që doni të
ruani, të tilla si kontaktet dhe shënimet e kalendarit.
•
Për ta ricilësuar pajisjen herë pas here për një
funksionim optimal, fikni pajisjen dhe hiqni baterinë.
Këto sugjerime vlejnë njëlloj për pajisjen, baterinë,
ngarkuesin ose për çdo pajisje ndihmëse.