Automjetet
Sinjalet RF mund të ndikojnë në sistemet elektronike të
pablinduara ose të painstaluara mirë të automjeteve siç janë:
sistemi elektronik i injeksionit të karburantit, sistemi
elektronik kundër bllokimit të rrotave gjatë frenimit, sistemi
elektronik i kontrollit të shpejtësisë dhe sistemi i jastëkëve të
ajrit. Për informacion të mëtejshëm, pyesni prodhuesin e
automjetit tuaj ose të aparaturave të tij.
Vetëm një personel i kualifikuar duhet t’i bëjë shërbim ose ta
instalojë pajisjen në një automjet. Shërbimi ose instalimi i
gabuar mund të jetë i rrezikshëm dhe mund ta zhvlerësojë
garancinë tuaj. Kontrolloni rregullisht nëse të gjitha
aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në automjetin
tuaj, janë të vendosura dhe punojnë si duhet. Mos ruani ose
transportoni lëngje djegëse, gaze ose materiale eksplozive
në të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet e saj
ndihmëse. Mos harroni që jastëkët e ajrit fryhen me shumë
forcë. Mos e vendosni pajisjen tuaj ose pajisjet ndihmëse në
zonën e hapjes së jastëkëve të ajërit.
Mbylleni pajisjen para se të hipni në aeroplan. Përdorimi në
aeroplan i telepajisjeve celulare, mund të jetë i rrezikshëm
për funksionimin e aeroplanit dhe mund të jetë i paligjshëm.