Informacion për baterinë dhe ngarkuesin
Pajisja juaj ushqehet nga një bateri që ringarkohet. Bateria e
parashikuar për përdorim me këtë pajisje është BL-4C. Nokia
mund të vërë në dispozicion modele të tjera baterie për këtë
pajisje. Kjo pajisje është parashikuar të përdoret kur
furnizohet me energji nga ngarkuesit e mëposhtëm: AC-3 .
Numri i saktë i modelit të ngarkuesit mund të ndryshojë në
varësi të llojit të prizës. Varianti i prizës identifikohet nga një
nga të mëposhtmit: E, EB, X, AR, U, A, C, K ose UB.
Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet shumë herë, por
pas një farë kohe ajo do të dalë jashtë përdorimit. Kur kohët
e pritjes dhe të bisedave janë në mënyrë të dukshme më të
shkurtra se zakonisht, zëvendësoni baterinë. Përdorni vetëm
bateri të miratuara nga Nokia dhe ringarkojeni baterinë
vetëm me ngarkues që janë projektuar për këtë pajisje dhe
të aprovuar nga Nokia.
10 Informacion i përgjithshëm
Nëse një bateri është e papërdorur ose nuk është përdorur
për një kohë të gjatë, mund të nevojitet ta lidhni me
ngarkuesin, më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri
që të fillojë ngarkimin. Nëse bateria është shkarkuar
plotësisht, mund të duhen disa minuta para se të shfaqet në
ekran treguesi i ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë thirrje.
Heqja pa rrezik. Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni
ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë.
Ngarkimi i përshtatshëm. Hiqeni ngarkuesin nga priza
elektrike dhe nga pajisja, kur nuk është në përdorim. Mos e
mbani të lidhur me ngarkuesin një bateri plotësisht të
ngarkuar, sepse ngarkimi i tepërt mund të shkurtojë
jetëgjatësinë e saj. Nëse një bateri plotësisht e ngarkuar lihet
e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.
Shmangni temperaturat e skajshme. Përpiquni që ta mbani
baterinë gjithmonë midis 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F).
Temperaturat e skajshme zvogëlojnë kapacitetin dhe
jetëgjatësinë e baterisë. Një pajisje me bateri të nxehtë ose
të ftohtë mund të mos punojë përkohësisht. Funksionimi i
baterisë është veçanërisht i kufizuar në temperatura që janë
shumë gradë nën zero.
Mos krijoni qark të shkurtër. Një qark i shkurtër aksidental
mund të ndodhë kur një objekt metalik siç është një
monedhë, një kapse, ose stilolaps shkakton një lidhje direkte
të dy terminalëve të baterisë domethënë atij pozitiv (+) dhe
atij negativ (-). (Ata duken si shirita metalikë mbi bateri.) Kjo
gjë mund të ndodhë, për shembull, kur mbani një bateri (si
pjesë këmbimi) në xhep apo në çantë. Krijimi i një qarku të
shkurtër me terminalët, mund ta dëmtojë baterinë ose
objektin që shërbeu si lidhës.
Asgjësimi. Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të
shpërthejnë. Asgjësojini bateritë sipas rregullave lokale. Kur
është e mundur luteni t'i riqarkulloni. Mos i asgjësoni ashtu
si mbeturinat e përditshme.
Rrjedhja. Mos i zbërtheni, pritni, hapni, thërrmoni, përthyeni,
shponi ose mos i coptoni telefonat celularë ose bateritë. Në
rast se bateria rrjedh, pengojeni lëngun e baterisë të bjerë në
kontakt me lëkurën ose sytë. Nëse ndodh një kontakt i tillë,
shpëlani menjëherë me ujë zonat e prekura ose kërkoni
ndihmë mjekësore.
Dëmtimi. Mos u përpiqni të futni objekte të huaja në bateri,
mos e modifikoni, riprodhoni apo mos e zhytni ose ekspozoni
ndaj ujit ose lëngjeve të tjera. Bateritë mund të shpërthejnë
nëse dëmtohen.
Përdorimi i saktë. Përdoreni baterinë vetëm për qëllimin që
është krijuar. Përdorimi i gabuar i baterisë mund të shkaktojë
zjarr, shpërthim ose rreziqe të tjera. Nëse pajisja ose bateria
përplaset sidomos në një sipërfaqe të fortë dhe mendoni se
është dëmtuar, dërgojeni në një qendër shërbimi për ta
kontrolluar, para se të vazhdoni ta përdorni. Mos përdorni
asnjëherë ngarkues dhe bateri të dëmtuara. Mbajeni baterinë
tuaj në një vend ku nuk mund ta prekin fëmijët e vegjël.